zoom

Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimet në Kosovë, si u vranë dy politikanët në lokal

Peja është tronditur nga një vrasje e dyfishtë. Behet e ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit dhe Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin.

Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit dhe kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.