zoom

Bota

Detaje të çuditshme/ Çfarë po ndodh me çiftin Donald dhe Melanie Trump?

Autor i 3 librave mjaft të njohur në Amerikë Michael Wolff tregon detaje mbi një darkë të tijën me Melanie dhe Donald Trump ku ky i fundit tha me siguri të plotë se Joe Biden do të vdesë në zyrë shumë shpejt dhe se ai do e mundë Kamala Harris në zgjedhjet e 2024.

Përvec këtyre frazave tronditëse, janë shtuar dyshimet lidhur me martesën e Melanie dhe Trump sepse shkrimtari në një intervistë për Daily Mail tha se askush nuk e di ku jeton vërtet Melanie dhe shpesh herë shihet pa bashkëshortin e saj.

“Njerëzit përreth Trump kanë ende pyetje, por ata nuk duan t’i bëjnë ato pyetje. Mbetet hekurudha e tretë që askush nuk dëshiron ta prekë”, tha ai.

Wolff nuk e gjeti dot përgjigjen për enigmën e marrëdhënies së tyre kur ai u ftua për darkë me çiftin në klubin e Trump në Florida, Mar-a-Lago. Ai u ul për orë të tëra me të dy ata të cilët në pamje të parë dukeshin të lumtur.

“Darka ishte si një festë martese mes Donald dhe Melanisë në krye të tryezës, duke përshëndetur njerëzit gjatë gjithë kohës”, tha shkrimtari.

Wolff sapo ka publikuar Landslide, librin e tij të tretë dhe Ish-presidenti e thirri atë në Mar-a-Lago për një intervistë të gjatë pasi e largoi nga puna në muajt e fundit të presidencës së tij.

Autori 67-vjeçar ishte i befasuar kur mori një shans për të shkuar në intervistë me Trump vetëm dy muaj pasi ai ishte larguar nga zyra dhe ftesa erdhi në Mars pasi një ndihmës i tha Trump se një libër i tretë ishte në përpunim e sipër.

Wolff tha se Trump jeton në një realitet të veçantë, ende i fiksuar me idenë që zgjedhjet e vitit të kaluar iu vodhën dhe se është i bindur që Joe Biden do të vdesë në detyrë duke bërë që Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai vazhdon të flasë për Biden që ka Alzheimer dhe është i bindur që Harris do të jetë kandidati demokrat në 2024 dhe se ai nuk është i denjë për të dhe do e fitojë garën. Wolff beson se e vetmja arsye që Trump do të hiqte dorë nga ideja për të marrë një mandat tjetër është nesë ai do sëmurej përndryshe nuk do të ndodhë.