Aplikacion
Sipas policisë, nga shpërthimi u plagosën dy punonjës të karburantit.
“Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.
Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, që izoluan flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Zjarri u shua plotësisht dhe qarkullimi në rrugë u rikthye në normalitet.
Ndërsa perdonat që ndodheshin rreth zonës në rrezik u evakuuan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Armë, dy çanta dhe kamera, çfarë u gjet në shkurret ku u fsheh autori që tentoi të vriste Trump