zoom

Aktualitet

Detaje nga përplasja me armë në Elbasan/ Një punonjëse policie e plagosur si dhe dy të tjerë nga grupi i Xhuvanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Elbasana ku ka mbetur një person i vrarë dhe disa të plagosur, mes tyre edhe një punonjës policie.

Burime bëjnë me dije se ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, një emër mjaft i njohur në këtë qytet, ku ka qenë ish-kryetar partie i LSI-së, si dhe ka qenë drejtor i spitalit psikiatrik në vitin 2014.

Punonjësja e plagosur është Xhensila Shota., ndërsa personi që ka ekzekutuar Xhuvanin dyshohet të jetë ish-efektiv i Forcave Rena.

Xhuvani është akuzuar nga partia demokratike si pjesëtar i krimit të organizuar dhe është një nga personat e përfshirë në incidentit e 14-marsit, ku u dhunuan disa militant të PD-së.

Ai ka qenë i arrestuar më parë pasi ka nxjerrë një raport fiktiv për Konstandin Xhuvanin në vitin 2014, ku ky i fundit ekzekutoj 4 persona.

Akoma nuk dihet se kush janë motivet e kësaj vrasjeje./Zoom.al/