zoom

Aktualitet

DETAJE/ Ku i kishte fshehur çantën dhe thikën autori i vrasjes së Martin Canit?

Autori i vrasjes së Martin Canit e ka hedhur çantën e shkollës në çatinë e një godine 1 katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së, brenda së cilës është gjetur thika me të cilën u krye krimi dhe librat e tij të shkollës, por jo celulari i tij.

Dyshohet se hedhja e çantës mbi çati është bërë nga vetë i mituri pasi është larguar me vrap pas sherrit që prodhoi një viktimë dhe një të plagosur, rreth 200 metër larg shkollës “Fan Noli”.

Çanta është gjetur në mënyrë rastësore nga banorë të zonës dhe sapo kanë konstatuar thikën, është njoftuar policia.

Efektivët e policisë pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse ka pasur ose jo bashkëpunëtorë të tjerë për ta ndihmuar për t’u larguar.