Aplikacion
Mësohet se viktima ishte 33 vjeçe dhe e pavaksinuar. Ajo ndodhej prej ditësh në spital në gjendje të rëndë. Një ditë më parë, edhe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e ndjera ishte ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive.
“Aktualisht, në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar”, komunikoi dje Ministria e Shëndetësisë.
Numri i viktimave në vendin tonë nga COVID-i ka kapur shifra rekord, ku vetëm një ditë më parë humbën jetën 17 qytetarë.