zoom

Aktualitet

Dëshmia rrëqethëse e babait të Arjan Gosës: Pashë tim bir të goditur në kokë, s’kishte shpresë

Është zbardhur deklarata e babait të Arjan Gosës, i cili u vra dy ditë më parë në një lokal në Kavajë.

Motivi kryesor i krimit ishte ai i hakmarrjes në lidhje me një ngjarje të ndodhur në mars, ku vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me Altin Rexhën, pas një konflikti, vranë njëri-tjetrin.

Raportohet se babai i 48-vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.

Ai ka deklaruar se vrasjen e të birit në mars bashkë me Altin Rexhën e quanin të mbyllur, pasi kishin humbur jetën që të dy.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Ne nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do të vazhdonte. Djali im Arjani pak ditë me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash që Arjani u këput dhe pash një person që doli me vrap. U shokova kur pash tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë të them me shumë”, ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbetën viktima në harkun e dy muajve./ Zoom.al