zoom

Aktualitet

Dëshmia e plotë e kontrollores së arrestuar: Si na hoqën nga puna

Zbardhet dëshmia e dhënë në polici e kontrollores së aeroportit “Nënë Tereza” Flora Ndreca, e cila u arrestua bashkë me dy kolegë të saj për shpërdorim detyre. Ajo ka treguar se nuk ishte ndjerë mirë më datë 6 prill dhe se kishte plotësuar një formuar, ku kishte kërkuar 3-4 ditë pushim, për shkak të stresit dhe mbilodhjes edhe për shkak të gjendjes financiare të krijuar nga shkurtimi i pagës dhe nga kostot e shpenzimeve për kurimin e COVID.

Ngreca është shprehur se pas dorëzimit tek eprori i saj të formularit ishte kthyer nga rruga dhe kishte shkuar sërish në kompani pas mbarimit të turnit. Ndreca deklaron se ishte pushuar bashkë me 4 kolegë të tjerë.

DËSHMIA:
Unë pranë AlbControl sh.A jam me fuksiomnin kontrollore e trafikut ajror detyrë të cilën e ushtroj prej 2002 dhe aktualisht. Detyra ime funksionale si kontrollore e trafikut ajror është 24 orë pa ndërprerje. Puna zhvillohet me turne. Në momentin që e marr unë psh turnin e mëngjesit, zëvendësoj kontrollin e mëparshëm. Pra unë ose kontrolloj direkt avionët, ose planifikoj me fqinjët, kontrollon planin e fluturimit ne përformancë me rrugën ajrore. Përsa i përket rastit objekt hetimi, pra më datë 6.04.2021, kam marrë si zakonisht detyrën dhe jam ulur në pozicionin e kontrollorit direkt me pilotin. Pasi kam punuar rreth një orë kam bërë pushim 30 minuta. Pastaj kam marrë detyrën në krahun e planerit (planifikuesit). Pra në të dyja pozicionet që ne ushtrojmë duhet të jemi fizikisht dhe mendërisht në rregull. Duke qenë se kam lëvizur se sa tek njëri pozicion e sa te tjetri, kam pasur mungesë të theksuar përqendrimi gjë që vjen nga lodhja dhe stresi i akumuluar në kohë. Fakti që unë shkoj në punë prej 1 viti, pra që me datë 1.04/2020, unë paguhem rreth 60-70% të pagës më pak sesa merrja para datës 1/04/2020.

Ky është një vendim i njëanshëm i Këshillit Mbikëqyrës së AlbControl. Më datë 06/04/2021 gjatë orarit zyrtar nga ora 06:00 Amderi në orën 14.00 Pm unë nuk jam ndjerë mirë dhe madje kam vajtur në sallën ku ndodhet kompjuterat ekstra (Këto kompjutera shërbejnë për pjesën administrative, që në rast se një punonjës nuk ndihet mirë, hap materialin referues në këtë kompjuter, ku punonjësi përzgjedh atë që i nevojitet). Në rastin tim unë kam përzgjedhur skemën e kompetencës, kam tërhequr formularin që më duhej dhe para se ta plotësoja formularin kam plotësuar në PC në formatin elektronik për sejftin TOKAI/Në TOKAI mund të pasqyrosh të gjitha shqetësimet që të ndodhin në sallën operacionale. Unë i kam zgjedhur që të plotësoj si shqetësim të ndodhur stres dhe fatigue (Lodhje, këputje, etj). Theksoj faktin se pasi e kam plotësuar këtë shqetësim, nuk e kam dorëzuar. Thjesht e kam dorëzuar dhe e kam lënë në gjendje të plotësuar por pa nisur. Në momentin që unë e nis këtë formular të plotësuar në TOKAI, ia nis Drejtorisë së SEFETY. Dhe kjo drejtori pasi e merr e vlerëson nëse duhet dërguar në Autoritetin Civil.

Autoriteti Civil e vlerëson nëse do të mbyllet aty, apo do ia dërgoj Eurocontrolit në Bruksel. Unë nuk e dërgova këtë formuar, pak kam pritur pasi doja të siguroja se formulari ishte plotësuar korrekt. Më pas kam plotësuar deklaratën e paaftësisë, në datë 6/04/2021 ku kam pasqyruar: Duke u bazuar në skemën e kompetencës kapitulli i aftësisë së përkohshme paragrafi 123/3 i Kodit Ajror: “për arsye stresi dhe lodhje nuk mund të kryej punën e konsol dhe kërkoj një periudhë 3-4 ditore për rikuperim”. Stresi i akumuluar për shkak të situatës financiare dhe COVID-19, mosmbulimi i paketës mjekësore (COVID19) as sigurimet shoqërore as nga kompania. Pas plotësimit të kësaj deklarate, këtë deklaratë e kam dorëzuar tek supervizori i turnit, tek shtetasi Muhin Mezini. Ky i fundit e merr deklaratën dhe e çon tek eprori i tij, Voltan Vorbesi dhe ai e dërgon tek Drejtori Operacional, Dritan Isaku. Pasi përfundoi turni i parë i datës 6/04/2021, pas orës 14:00 që përkon me përfundimin e turnit, u zëvendësuam nga kolegët që do të merrnin turnin dhe zbresim për t’u larguar për në banesat tona sic ishim të gjithë punonjësit e turnit të parë. Ishim gjithsej 6 veta. pasi kam dalë nga ambientet e aeroportit Nënë Tereza, jam telefonuar nga eprori im Voltan Vorbesi, dhe më ka njoftuar që të kthehem në kompani dhe më tha se; ‘Keni firmos një deklaratë’. Ne momentin që jam kthyer më kanë thënë të pres tek salla e pushimit. Kur kam shkuar tek salla e pushimit kam gjetur edhe kolegët e mi të turnit, konkretisht shtetasin Muhin Mezini, Gentjan Hodon, Edvin Barikin dhe Nelton Isakun.

Kemi pritur deri sa erdhi Voltan Vorbesi, i cili më thirri që të shkoja në zyrën e Dritan Isakut. Kur kam shkuar kam takuar drejtoreshën Juridike të AlbControl, me mbiemër Herenei, por emri nuk më kujtohet. Nga burimet Njerëzore njoftohem për shkëputjeje të marrëdhënies time nga puna dhe duhet të firmosja për marrjen e njoftimit. Unë kam refuzuar marrjen e njoftimit dhe kam kërkuar arsyen e ndërprerjes së punës. Kam marrë përgjigje se për arsyen do të njoftohesha më 12 prill. Gjatë kohës që kam qenë në zyrë, në të njëjtën zyrë në prani të të njëjtëve persona janë thirrur dhe kontrollorët e tjerë. Jemi njoftuar për shkëputje të marrëdhënieve të punës pa argumente. Ne të pestë kemi njoftuar përmes telefonit të gjithë stafin, kolegët tanë. Ky staf yni përbëhet nga 65 kontrollorë. Dhe i kemi informuar se ne të pestë jemi hequr pa arsye. Por mesa kam kuptuar, arsyeja e ndërprerjes së marrëdhënies së punës ishte për shkak të plotësimit të deklaratës së paaftësisë së përkohshme. Kemi marrë të gjithë kontrollorët dhe në shenjë solidariteti, ata që nuk ishin në shërbim, jemi mbledhur përpara godinës operacionale, derisa është errësuar. Dhe kemi qëndruar aty deri sa ka dalë nga ambientet e punës Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, Maina Kusta.