zoom

Aktualitet

“Deri 55 vite burg”, eksperti: Ja si u zbulua lidhja e ish-agjentit të FBI-së me zyrtarët shqiptarë

Eksperti i Sigurisë Ervin Karamuço, është shprehur se ish-zyrtari i arrestuar FBI-së, McGonigal, rrezikon deri në 55-vite burg për veprat penale për të cilat akuzohet.

Komentet ai i ka bërë teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, ku ka dhënë detaje në lidhje me procedurat e hetimit dhe gjykimit të ish-zyrtarit të FBI të arrestuar ditën e djeshme.

Karamuço ka deklaruar gjithashtu që autoritetet amerikane nuk kanë ndërmarrë një hetim specifik në lidhje me pagesat e ish-zyrtarit të FBI nga një punonjës i shërbimit informativ shqiptar, por sipas tij, lidhjet e Gonigal me Shqipërinë janë zbuluar rastësisht.

“Është një organizatë që ka treguar integritet. E kanë ruajtur, monitoruar deri sa ta çojnë në gjykatë. Hetimi ka ardhur nga brenda. Vetëm për sanksionet janë 30 vjet burg, pasi janë krime federale. Maksimalja e dënimit për këtë shtetas është 55 vjet. Për shkelje detyre, konspirancion. Rolin kryesor nuk e kanë prokurorët por juria e madhe, e cila kontrollon të parët. Nga 1 te 10 shkallë gjykimi, jemi në shkallën e tretë.

Ky zotëria nuk është hetuar dhe nuk është mbajtur në vëzhgim, nuk është përgjuar për çështjen shqiptare por atë ruse. Gjatë përgjimeve dhe hetimeve ka dalë edhe çështja shqiptare. kur ka shkuar çështja në gjykatë, krahas çështjes së rusëve, juria nuk ka qenë e qartë për arsyen se përse ka marrë para nga shqiptarët. Ndaj duhet sqaruar pozicioni i tij me punonjësin e inteligjencës shqiptare dhe çdo shqiptar tjetër. Provat edhe faktet janë ende në proces mbledhjeje”, tha Karamuço.