zoom

Bota

Deputeti kanadez harron kamerën hapur dhe shfaqet i zhveshur gjatë mbledhje online

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Kanada ku pretagonisti kryesor ishte një deputet kanadez, pamjet e të cilit janë bërë virale në rrjet.

Bëhet fjalë për deputetin kanadez William Amos, i cili u shfaq i zhveshur në ekranet e kolegëve të tij, gjatë një mbledhje online, pasi kishte harruar kamerën hapur pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhje.

Ai ka reaguar menjëherë pas incidentit të turpshëm duke thënë se gjithçka ka ndodhur pa dashje.

“Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Padyshim që ishte një gabim dhe nuk do të përsëritet më”, tha William Amos.

Duke se fotoja e cila tashmë po qarkullon në internet është kapur nga një prej kolegëve, i cili edhe e ka bërë publike.