Aplikacion
“Disa dite me pare ai mori charterin per qefet e tij, qe vetem karburant i ka kushtuar taksapaguesve 120 mije euro. Edi Rama vazhdon te refuzoje te beje transparence, vazhdon te refuzoj te jape llogari per taksat e shqiptareve”, tha ai ndër të tjera.
Deklarata e plotë:
Edi Rama vazhdon te perdore parate e shqiptareve per lluksin e tij. Ai bredh neper resortet me lluksoze te europes duke u sjell si sheik me parate e shqiptareve, te cilet sot vuajne nga cmimet e rrituara, papunesia dhe varferia.
Disa dite me pare ai mori charterin per qefet e tij, qe vetem karburant i ka kushtuar taksapaguesve 120 mije euro.
Edi Rama vazhdon te refuzoje te beje transparence, vazhdon te refuzoj te jape llogari per taksat e shqiptareve.
Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, po i drejtojme serisht disa pyetje kryeministrit:
A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”?
Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?
Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?
Nderkohe qe varferia dhe papunesia shtohen ne Shqiperi, edi rama dhe qeveritaret e tij vazhdoj me lluksin e shfrenuar
Për periudhën 2014 – 2022, fatura e shpenzimeve te luksit arrin ne 798.3 milionë euro
Prej te cilave Bileta udhetimi – 46 milionë euro
Karburant – 255.6 milionë euro
Mobilim zyrash – 27.5 milionë euro
Paisje – 60.1 milionë euro
Rikonstruksion zyrash dhe godinash – 155.6 milionë euro
Vetem kete muaj ku shumica e shqiptareve nuk arrijne dot taigurojne ngrohje per femijet e tyre per shkak te cmimit te larte te energjise dhe, Kryeministria ka paguar per udhetime jashte vendit 64 mijë euro.
Edi Rames nuk i behet vone per shqiptaret, ai kujdeset vetëm për të udhëtuar si mbret, për të shijuar resorte luksoze si car dhe për të pastruar imazhin e tij të nxirë keq!
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
Kujtojmë se do të ishte Zoom.al që në dhjetor të vitit të shkuar do të publikonte të dhëna mbi fluturimet e kryera nga kryeministri me avionin “Ismaili”, i cili rezulton të jetë pronë e qeverisë shqiptare dhe jo pjesë e “Air Albania”.
Në pak muaj, gjatë 2021-shit, kryeministri Rama kreu 27 udhëtime jashtë shtetit, pjesën më të madhe me avionin e tij.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”