zoom

Politikë

Deputeti i PD-së pranon se kërcënoi gazetarin, i kërkon falje publikisht

Pasi gazetari Ergys Kavaja,që raporton në qytetin e Shkodrës, bëri një denoncim publik, ku tha se është kërcënuar dhe fyer nga drejtuesi Politik i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ky i fundit kërkoi ndjesë duke pranuar akuzën e bërë.

“U përfshiva emocionalisht; kërkoj ndjesë”, shprehet Bushati ndër të tjera.

Gazetari theksoi në denoncimin e tij se në drekë mori një telefonatë nga Deputeti i zgjedhur i Shkodrës, Helidon Bushati, i cili sipas tij nuk e lejoi as ta përshëndesë, por ka lëshuar ndaj tij një lum me ofendime.

Sipas gazetarit Ergys Kavaja, ky reagim i drejtuesit politik të PD-së në Shkodër ka ardhur për faktin e dy shkrimeve të gazetarit, i cili analizonte votat që mori PD-ja, që kërkonte 7 mandate, por mori aq sa në 2017-ën dhe humbi shumicën edhe në bastionin e tyre.