zoom

Aktualitet

Denoncimi/ Spitali Amerikan djeg fshehurazi gjatë natës mbetjet spitalore

Spitali Amerikan djegë mbetjet spitalore gjatë natës! është ky denoncimi që vjen nga Ronaldo Bregu, një qytetar i cili me anë të postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për këtë rast të rëndë që ndodh në Tiranë. Ai shkruan se ko ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e njerëzve, por i shkakton edhe miliona lekë dëm shtetit.

Postimi i plotë

Nuk kam asgjë me Spitalin Amerikan, madje e vlerësoj shërbimin e tij në jetët e njerëzve të shpëtuar, etj.
Por,

Dyshoj fort, si Sociolog i lindur, i diplomuar me mesatare kaluese, dhe i “sëmurë” pas Sociologjisë, gjithashtu edhe pas Gazetarisë Hulumtuese.

Na duhet si Shoqëri të reagojmë, të reagojmë sa të mundemi për gjëra të vogla, boll me ato gjërat e mëdhaja dhe me idenë që nuk na dëgjon njeri Ne!?

Sigurisht që nuk na dëgjon njeri Ne, n.q.s Ne nuk jemi objektiv, të vërtetë, dhe serioz në gjërat që na shqetësojnë.

Dje Spitali Amerikan 3, në mbrëmje filloi të digjte mbetjet Spitalore, duke ndotur gjithë zonën dhe duke “përgatitur” indirekt të sëmurë të tjerë, që para se të thithnin këtë ajër të ndotur, mbase nuk do shkonin të vizitoheshin sot ose në ditët në vazhdim.

Gjithashtu, Spitali Amerikan 3, duke djegur këto mbeturina spitalore dje në mbrëmje, mund të ketë kursyer disa mijëra lekë, pasi që Shoqëritë e autorizuar, nga Autoritetet, për mbledhjen e mbetjeve Spitalore e kanë tarifën pak të lartë, mesa kam dëgjuar.

Këtu dua të ndalem, tek kostua e mbetjeve Spitalore që Spitali Amerikan 3 ka fituar dje.

Sa mund të ketë qënë kostua e mbetjeve Spitalore që Spitali Amerikan 3, shmangni duke i djegur vetë në ilegalitet mbetjet që kishte Prodhuar!?

Tani Unë mund t’a le edhe të hapur këtë pyetje për audiencën, por më duhet të jem sa më serioz me Spitalin Amerikan 3, se ndoshta nga mungesa e kritikës objektive, ndodh që Spitali humbet edhe “toruan”, e humbet toruan siç thotë Ngjela, që Liderët humbasin nga mediokriteti i njerëzve që e rrethojnë.

Sa lekë mund të ketë fituar Spitali Amerikan 3, me djegien vetë të mbeturinave Spitalore, dhe a ja vlen ky veprim që bëri!?

T’a quajmë se ky veprim vlen, pasi që mund të ketë kursyer, diku tek 2,000 € apo 3,000 €, ose më shumë.

Por sa vlen kjo gjë për një Spital me këtë imazh kaq të madh, dhe me këtë mision kaq human!?

Mirë në këtë rast, si çështje e kapa për trajtim publik Unë, dhe Unë jam një Media periferike, ku mundohem me kujdes jo vetëm të prevaloj interesi publik, por kam për qëllim edhe Integrimin e Sipërmarrësve miliardera, në ndërtimin e një ndërgjegje dhe integriteti sa më objektiv për veten e tyre, për vendin e tyre, me qëllim që të reformohen pak, nga praktikat e tyre deviante të para 10 – 15 viteve që i bënë ata milionera.

Në një rast tjetër, ky veprim i Spitalit Amerikan 3, mund të ishte shantazhuar, dhe Spitali do mundohej indirekt të paguante “gjobën”, e shantazhit, ku shantazhuesit në Shqipëri, kanë përparuar aq shumë, sa t’a shesin sikur të kanë bërë nder.

Në një rast tjetër, ky veprim mund të ishte objekt masë administrative me gjobë, nga Autoritetet.

Prandaj, Unë i kërkoj Spitalit Amerikan 3, që të përpiqet të ngrejë nivelin e integritetit përpara publikut, dhe mos i mendoj Qytetarët si ata mediokrit Ekzekutiv në Qeverisje, të cilët shesin interesin publik, më rëndomtë se në asnjë kohë tjetër të Historisë së Njerëzimit.

Mund të ketë gjithë Qeverinë nën komandë, por sa lekë vlen kjo. . . . .

Ky veprim mund të vinte nga ndonjë Sipërmarrje e re, e vogël, që mundohet të mbijetojë dhe të hyj në treg, por jo nga një Sipërmarrje me këtë kapital, me këtë historik, me këtë mision.
Aq i madh dhe me influencë sa ka mundësi të ndërhyjë tek Autoritetet edhe në masën e Tarifës së Mbledhjes së Mbetjeve Spitalore.

Si përfundim, i gjithë ky veprim i paligjshëm, mund të ketë kursyer 3,000 €uro, që në përmasat e influencës të kapitalit dhe sa ngrohtë është Spitali Amerikan 3 me Qeverinë Ekzekutive, përkthehet për analogji, sikur një biznes Bar Kafe, t’i ketë vjedhur shtetit gjysëm dite, mosdeklarim shitjesh.

Kaq mund të jetë benefiti i padrejtë, që mund të ketë fituar me këtë veprim Spitali Amerikan 3.

Sa vlen kjo gjë për këtë Spital.

Diçka e papranueshme më madhësinë dhe madhështinë e tij.

Sigurisht e gjithë kjo buron, nga mediokriteti i njerëzve që e rrethojnë, të cilët me mosreagimin objektiv të tyre, duke e patur mëndjen vetëm tek paga, dhe fitimet, dhe jo tek e ardhmja e Sipërmarrjes, ndodh që një Sipërmarrje e këtyre përmasave bën gabime fëminore, që në një reflektim Sipërmarrësi i saj, kurrë nuk do t’a përsëriste këtë idiotsi.

Gjithashtu, Spitali Amerikan 3, në respekt të klientëve të tij, në vlerësim të audiencës sime, dhe si një Taksapagues përcaktues në Buxhetin e Shtetit, mund të më japi një feedback, rreth kësaj që po flas, si e shikon ai, si e argumenton ai.