zoom

Politikë

Denoncimi i fortë/ Kandaidati i PS-së për deputet bëri vaksinën AstraZeneca, shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të vërtetën e dërgimit në Tiranë të kandidatit për deputet të Ps-së, Melaim Damzi, pasi u tha se ishte i infektuar me Covid-19.

Berisha shkruan se Damzi është dërguar me urgjencë në Tiranë pasi kishte marrë vaksinën ‘AstraZeneca’ dhe ka shfaqur kompikacione të shëndetit.

Ndërkohë Berisha gjithashtu denoncon dhe rastin e 5 mësueseve në Durrës, të cilat pasi kanë marrë vaksinën ‘AstraZeneca’ kanë pasur temperaturë mbi 38 gradë.

Sipas Berishës, Rama është duke i fshehur rastet e komplikacioneve nga vaksina ‘AstraZeneca’.

Sali Berisha:

Nderlikime serioze nga Astra Zeneca ne Shqiperi.

Edvini urdheron fshehjen e tyre.

Kandidati per deputet i narkopartise transportohet urgjent nga Bulqiza ne Tirane!

5 mesues nga nje shkolle nuk dalin ne pune te nesermen e vaksinimit.

Lexoni denoncimet e mediave dhe qytetareve dixhital. sb

Mirmbrema dr.Sali Berisha

Se pari uroj te jeni mir me shendet.

Doja te informoja se: Sot ish-kryetari i Bashkis Bulqize “Melaim Damzi” dhe sot kanditat per deputet ne partin e narkobanditit eshte derguar me helikopter ne Tirane, Pasi ka marr Vaksinen AstraZeneca gjendja e tij eshte perkeqsuar dhe eshte derguar me helikopter ne QSUT, Kjo ngjarje nuk eshte raportuar nga asnje media pervec se “MAT TV”.!

Anonim te lutem

Pershendetje 5 mesuese te shkolles 9 vjecare Kushtrimi Lirise ne Durres nuk jane paraqit sot ne pune pas vaksinimit te djeshem me Astazeneca pasi kane patur probleme kryesisht temp mbi 38 ggrade. I sigurte nga nusja ime mesuese ne kete shkolle.

Ndërkohë kujtojmë se shumë shtete evropiane kanë ndaluar përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ pas raportimit të rasteve të mpiksjes së gjakut.