Aplikacion
Në një dalje publike, ai e cilësoi këtë projekt një mega skandal, ku sipas tij, po i jepet një kompanie offshore 1.5 milionë metër katror për ndërtimin e këtij porti.
“Rama është kapur sot në flagrancë me vjedhjen e 420 mln eurove për djegëset. Gjithçka me firmën e tij, Edi Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy mega-afera të mëdha që janë dhjetëfishi i kësaj shume. Afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. jam sot këtu për të denoncuar për të shumtën herë aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjeçar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant ë të gjitha ligjeve të vendit. Edi Rama deklaron se i ka dhënë një kompani territorin 1.5 mln metër katror të Portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar City apo Rama City dhe jo të shqiptarëve, Dhënia pa garë e 1.5 mln metër katror truall kudo ku do të ndodh kjo është shkelje flagrante e ligjit të vendit, por dhe e ligjeve ndërkombëtare, që Shqipëria është e detyruar që t’i respektojë. Kjo aferë ose kjo megaaferë, megaskandal, është e tillë, askush nuk njeh, meqë kompania është offshor, dhe kjo është e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin tokat shqiptare, kjo bëhet sepse Edi Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale.”, tha Berisha.
Zoom.al ishte media që denoncoi hapur skandalin dhe hijet e dyshimit që kanë rrethuar këtë projekt, i cili reklamohet prej kryeministrit si kontratë historike.
Më 24 mars 2021, Zoom.al raportoi se projekti i një kompanie të Emirateve Arabe për ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit kishte dështuar (lexo KETU shkrimin).
Më 13 shkurt, kryeministri Edi Rama publikoi disa foto 3D se si do të dukej Durrësi me projektin e “EMAAR Group”. Më 16 prill, projekti u prezantua në një ceremoni të madhe në Durrës.
Për të kuptuar më shumë rreth pikëpyetjeve që rrethojnë misterin e madh të portit të Durrësit lexoni artikujt e bashkëlidhur më poshtë.