zoom

Aktualitet

Dënohet me 18 vite burg bosi shqiptar i kokainës në Britani, i martuar me policen angleze

Julian Agalliu, “mbreti i drogës”, i cili ishte i martuar me një oficer të policisë Metropolitane, që jepte “mësime” në youtube se si të arrinin format perfekte të vitheve është dënuar me 18 vjet burg për shitjen e sasive të mëdha të kokainës.
Julian Agalliu dhe bashëshortja e tij Rasvinder Agalliu.

Julian Agalliu dhe bashëshortja e tij Rasvinder Agalliu.

47-vjeçari përdori EncroChat – një aplikacion me biseda të koduara që u zbulua se përdorej nga shumë kriminelë derisa u hoq nga zbatimi i ligjit ndërkombëtar në vitin 2020 – për të bërë pazare droge.

Kokaina u gjet në shtëpinë e çiftit në Hadley Wood në veri të Londrës.

Agalliu i mohoi akuzat por u dënua për furnizim me drogë të klasit A dhe konspiracion për furnizim me drogë të klasës B, posedim me qëllim furnizimi me kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Rasvinder Agalliu gjatë punës së saj si police jashtë pallatit Buckingham në Londër.

Gruaja e Agalliu, ish-policja Rasvinder Agalliu, 45 vjeç, mohoi se kishte dijeni lidhur me aktivitetin kriminal, megjithatë u pushua nga detyra në dhjetor të viti të shkuar.

Rasvinder Agalliu punonte edhe si trainiere private, videot e saj në youtube për të krijuar “ vithet perfekte” ishin të famshme.

PC, e cila punoi për policinë për 15 vjet, i tha gjykatës se ajo mendonte se paratë e tij vinin nga puna e tij si kuzhinier për futbollistët profesionistë.

“Burri i saj fitonte midis 1,000 dhe 4,000 £ në javë për punën e tij si kuzhinier privat në shtëpitë e futbollistëve. Ai punonte fundjavave dhe ndonjëherë pas stërvitjes shkonte në shtëpitë e tyre për të gatuar. Ai paguhej me cash,”-shtoi ajo.

Rasvinder Agalliu ishte gjithashtu trajnere e cila me videot e saj në youtube mësontë vajzat si të krijonjn vithet perfekte.

Gjithashtu ajo ishte Miss Enfield në konkursin kombëtar të miseve në Mbretërinë e Bashkuara.

 

Rasvinder Agalliu në kompeticionin Miss Uk.