zoom

Aktualitet

Del videoja/ Pamje të rënda! Si u qëllua në sy të fëmijëve Edison Begaj, i forti i Vlorës

Zoom.al ka siguruar videon e momentit të e plagosjes së “të fortit të Vlorës”, Edison Begaj. 38-vjeçari siç shihet edhe nga pamjet ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Në momentin ku ai kthehet sërish te makina, autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që në makinë gjendeshin fëmijët e tij të mitur.

Nga pamjet e siguruara, Beja bie në tokë dhe fëmijët të tronditur lëvizin nga makina. Ngjarja ndodhi më 29 maj dhe aktualisht policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i mori në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pistën e hetimit për ngjarjen e ndodhur, saktësisht prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.