zoom

Slider

Del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, LVV merr 58 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.95 përqind, Partia Demokratike me 16.9 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 përqind dhe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 përqind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën për media tha se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë 48.78% nga 1 milion e 851 mijë e 927 qytetarë me të drejtë vote.

“Numri i votuesve që kanë votuar brenda vendvotimeve ka qenë 814 mijë e 122 votues, numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit me kusht dhe me postë ka qenë 89 mijë e 257”, tha Daka.

Daka shtoi se LVV do të ketë 58 deputetë, PDK 19 deputetë, LDK 15 deputetë, AAK  8 dhe Lista Serbe 10 deputetë.