zoom

Aktualitet

Deklarata tronditëse për vrasjen e Liridonës: Motra e saj di sekretet, mjaft u mbulua

Motra e Liridona Ademajt akuzohet se di informacione që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së saj, por ajo po i mbulon këto detaje.

Këtë akuzë e bëri gazetari Milaim Zeka në “Breaking”, ku deklaroi se motra di shumë sekrete dhe histori të Liridonës, që mund të çojnë në zbulimin e shkakut të vrasjes.

Ai foli edhe për rastin e gruas së zhdukur në Suedi, për të cilën zbuloi se ka qëndruar disa ditë në shtëpinë e Naim Murselit.

“Unë e kam përmendur që në fillim që ekziston një femër e zhdukur. Pastaj kanë ardhur argumente të tjera. Kur flas për gjëra që janë të tipit vrasje etj nuk jam njeri që kam vrapuar pas historive që bëjnë klikime.

Është zhdukur një femër e cila ka qëndruar disa ditë në shtëpinë e Naimit dhe të babait të Naimit në Suedi dhe kaq mjafton për policinë e Suedisë dhe Kosovës që ta hetojnë.

E di se kam informacione që familjarët shumë të afërt të gruas së Naimit, e dinë këtë histori dhe përsëri po them, përtej asaj mbulesës që po vazhdon të mbajë motra e Liridonës, ndër njerëzit që di më shumë për hallet dhe sekretet e Liridonës. Këta duhet të flasin në polici. Edhe një herë po e them motivin e di policia e Kosovës”, tha ai.

Milaim Zeka ngriti dyshime edhe për pafajësinë e babait të Naim Murselit.

Milaim Zeka: Unë jam i bindur që prokuroria dhe hetuesit e policisë së Kosvës e dië dhe motivin dhe janë duke pritur dhe rezultatet e hetimeve edhe nga Suedia. Vrasësi deklaron që kur unë e kam ekzekutuar Liridonën, kur Naimi ka qenë brenda në makinë. Naimi ka thënë që “kam marrë fëmijët dhe kam dalë nga makina”.

Ai është çelësi kryesor. Naimi mohon organizimin e vrasjes. Do dalin shumë gjëra. Unë kam folur për borxhet pafund që ka pasur, paratë me fajde. Nga ai yrysh të babait të Naimit, duke ardhur rrugës nga Suedia dhe duke dhënë deklarata për gazetarët. Që të vritet nusja e djalit, që t’i të jesh një një gjendje totalisht të shokuar dhe të gjesh gjithë atë kohë me intervista kontraverse, për mua që aty ka filluar dyshimi.

Fjori Dardha: Po thoni që është i përfshirë dhe e di motivin e vërtetë?

Milaim Zeka: Absolutisht po. Ai i ka dërguar mesazhe Naimit, mesazhe të Liridonës, se gjoja tani ata po mundohen të paraqitin para opinionit se Liridona e ka tradhtuar Naimin. Pse bëhet një gjë e tillë? Sepse ushtria jonë e burrave të thonë nëpër rrjetet sociale mirë ia ka bërë, ja e paska tradhtuar. Këta duan ta fitojnë gjyqin moral përpara qytetarëve.