zoom

Stil

Deklarata e Luizit për vajzat e “Përputhen”, Arbana Osmani reagon sërish pas debateve të ashpra

Arbana Osmani ka reaguar me një postim në llogarinë e saj në Instagram pas debatit të mbrëmjes së djeshme ku në fokus kryesor ishte deklarata e Luizit për Efin dhe faktin që ajo ka marrë pjesë në një program si “Përputhen”.

Përmes një story, Arbana shkruan se do të reagojë gjithmonë kundër linçimit që i bëhet vajzave e që nuk ka asgjë për “turp” të marrësh pjesë në një program televiziv.

Edhe njëherë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Përputhen”.

Çdo vajzë që merr pjesë në një reality shoë si “Big Brother” apo “Përputhen” ka një linçim publik 10 fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja dhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur më tha se moment që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit “shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit”.

Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepërt. Aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj.

Dhe do ta bëj gjithmonë”, shkruan Arbana.