zoom

Aktualitet

Deklarata e çuditshme e Klosit: Covid përhapet nga valët e muzikës (Video)

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të padëgjuar më parë, se përse nuk lejohet muzika në pare e klube nate. I ftuar në studion e Report Tv, Klosi tha se valët përhapin virusin.

Deklarata befasoi edhe moderatorin, i  cili i vuri në dukje se nuk e kishte dëgjuar më parë një pohim të tillë. “Sa të rrosh do të mësosh”, iu përgjigj ministri (shih videon më poshtë)

Zoom.al kërkoi informacione mbi këtë arsyetim të Klosit mbi ndikimin e valëve zanore në përhapjen e covid-19, por nuk arriti të gjente asnjë të dhënë që e provon diçka të tillë. /Zoom.al