zoom

Lajme

Degradon BBV, përleshje fizike mes Eglës dhe Rikes. Aktorja godet modelen, zbulohet shkaku

Degradon shou televiziv “Big Brother VIP 3”. Modelja Rike Roçi i ka derdhur Eglës panën në kokë, ndërsa ajo po qëndronte e ulur te shkallët në oborr.

Pas kësaj, debati mes vajzave ka degraduar në përleshje fizike, ku aktorja e ka shtyrë me duar Riken, ndërsa Jetmiri ishte i vetmi që tentoi t’i ndajë vajzat.

Pjesë nga debati:

Rike: Ti je njeri i zi shpirt i zi.

Egla: Jam plakë e stazhonuar, mu zhduk sysh!

Rike: Ha një çikë mjaltë.

Egla: Ik bëj një xhiro nga liqeni. Hap krahun.

Rike: Ta kesh për nder të më kesh si pamje mua.

Egla: Atyre që ke lënë jashtë t’ua thuash këto gjëra.

Rike: Laje gojën e qelbur me açe para se të përmendësh njerëzit e mi.

Egla: Nuk dua…

Rike: Idiote!

Egla: Atyre që ke jashtë t’u thuash ta keni për nder që të më keni para.

Rike: Mos i përmend njerëzit e mi që janë jashtë, idote. Ta rregulloj unë ty.

Egla: Jepi ajër vetes zemër.

Rike: Pastroje shpirtin para se të flasësh për njerëzit e mi. A more vesh? Shtrigë.

Rike merr panën dhe ia kthen në kokë dhe në gjithë trup Eglës, ndërsa debati mes vajzave degradon në konfrontim fizik.

Egla: Idiote!

Rike: Njerëzit e mi mos i përmend më!

/ZOOM.AL/