zoom

Ekonomi

Deficiti tregtar drejt pikut, rriten importet me 32,3%

Në vitin 2021, deficiti tregtar arriti vlerën 432 mld lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020 sipas INSTAT.

Eksportet e mallrave arritën vlerën 369 mld lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 801 mld lekë, duke u rritur me 32,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2021, importet janë rritur me 32,3 %, krahasuar me dymbëdhjetëmujorin e parë 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +6,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,5 pikë përqindje.

Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,9 %), Turqia (48,6 %) dhe Kina (20,7 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Ukraina (6,6 %) sipas INSTAT.

Eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u ulur me 14,5 %, në krahasim me Nëntor 2021. Importet e mallrave arritën vlerën 88 mld lekë, duke u rritur me 43,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 9,1 %, në krahasim me Nëntor 2021. Deficiti tregtar i Nëntorit është 56 mld lekë, duke u rritur me 46,1 %, krahasuar me Dhjetor 2020 dhe me 29,5 %, në krahasim me Nëntor 2021.

Gjatë muajit Dhjetor 2021, në rritjen e eksporteve prej 38,2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +8,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,1 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 35,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,7 pikë përqindje.

Në muajin Dhjetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2020 janë: Itali (46,4 %), Kosova (0,1 %) dhe Gjermani (140,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (51,6 %) dhe Rusia (100,0 %). Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (26,1 %), Kosova (43,6 %) dhe Spanja (42,0 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (14,7 %) dhe Rusia (49,3 %). Në muajin Dhjetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2020 janë: Italia (24,0 %), Turqia (52,4 %) dhe Greqia (46,6 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: SHBA (30,4 %) .

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,3 %, të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,3 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,2 %), Turqi (8,3 %), Greqia (8,3 %), dhe Gjermania (6,0 %). Shkëmbimet tregtare, për vitin 2021, me vendet e BE-së zënë 60,0 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Dhjetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,9 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,3 %) dhe Gjermania (6,4 %).