zoom

Politikë

“Defender Europe 21”! Kim lë mënjanë Metën, ndihet përplasja president-kryeministër

Në kulmin e debatit për shkarkimin e Kreut të Shtetit, sot Rama dhe Meta u rreshtuan krah njëri-tjetrit, ku edhe mbajtën nga një fjalim përkatës para përfaqësuesve të NATO-s.

Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim u ulën në rreshtat e parë për t’u uruar mikpritjen ushtarëve të huaj.

Kim falenderoi shtetin shqiptar për mikpritjen dhe mbështetjen, ndërsa përplasja Rama-Meta u tregua dhe në këtë ceremoni. Kreu i shtetit u përball me indiferencën e ambasadores, ndërsa kryeministri Edi Rama i preu fjalën në kanalin e tij zyrtar ERTV.