zoom

Aktualitet

Dëbora mbulon Dibrën, trashësia shkon deri në 60 cm

Dëbora ka mbuluar qarkun e Dibrës duke krijuar edhe një panoramë të mrekullueshme me pemët e zbardhura.

Reshjet e dëborës vijojnë ende. Deri më tani kanë arritur nga 30-50 cm e disa vende në 60 cm. Vijon qarkullimi në rrugët nacionale në të gjithë territorin por në disa segmente si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit- Steblevë, Qafë Bualli-Martanesh në disa segmente kalohet me zinxhirë.

Akset e rrugëve rurale:

Bashkia Dibër, janë të bllokuaraNjësia Administrative. Selishtë e Lurë e Luzni, ndërsa rrugët e fshatrave me qendrat administrative të njësive Kala e Dodës, Sllovë, Zalldardhë, Reç, Kastriot e Melan.
Bashkia Klos, janë të bllokuara rrugët e fshatrave të njësisë Xibër… Ka mungesë të energjisë elektrike në njësinë administrative Kala e Dodës, Sllovë, Fushë Çidhen, Selishtë, Lurë, Reç e Muhurr dhe pjesërisht në qytetin e Peshkopisë.

Miremengjesi!
Rreshjet e debores kane vazhduar perseri ne teritorin e qarkut Diber te cilat kane arritur nga 30-50 cm e disa vende ne 60 cm. Vazhdon qarkullimin ne rruget nacionale ne te gjithe teritorin por ne disa segmente si Peshkopi-Kala e Dodes, Ura e Çerenecit- Stebleve, Qafe Bualli- Martanesh ne disa segmente kalohet me zingjire. Po punohet nga op.kontraktore me mjete borepastruese, fadroma e leshim kripe per mbajtjen e rrugeve te kalueshme. Akset e rrugeve rurale ; Bashkia Diber, kemi te bllokuara nj.adm.Selishte e Lure e Luzni, ndersa rruget e fshatrave me qendrat administrative te njesive Kala e Dodes, Sllove, Zalldardhe, Reç, Kastriot e Melan. Bashkia Klos; Kemi te bllokuara rruget e fshatrave te nj.Xiber me qend.adm. Njesite vendore jane angazhuar me mjete e forca dhe leshim kripe per hapjen e rrugeve rurale. Kemi mungese te energjise elektrike ne disa.njesi si; Nj.adm.Kala e Dodes, Sllove, Fushe Çidhen, Selishte, Lure, Reç e Muhurr dhe pjeserishte qyteti Peshkopi, bashkia Diber, Po punohet sot nga gruoet puned te OSSHE, per kthimin e energjise ne keto njesi, megjithese ka veshtiresi nga prania e madhe e bores. Po ndjekim situaten.