zoom

Aktualitet

Dëbora ka bllokuar rrugët. Mos u nisni për udhëtim në këto zona

Dëbora që ka rënë prej dy ditësh ka krijuar vështirësi në disa akse rrugore.

Në rajonin verior, qarkullohet me makina të pajisura me zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e rëna gjatë natës kanë bërë që në Veri të vendit të ketë prezencë bore në rrugë duke krijuar probleme në disa akse në të cilat duhet bërë kujdes.

“Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë. Qarkullohet me zinxhirë në:

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,
Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi”, thotë ARRSH.

Sakaq, sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore.

“Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare. Mjegulla e mjegullina në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.

Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesitduke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë. Pas këtyre ditëve dimërore pranvera pritet të zërë vendin që i takon”.

Njoftimi mbi gjendjen e akseve kombëtare nga ARRSH

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës ?

?Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, ? kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht ?

?Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. ⚠️Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

?Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë

⚠️Qarkullohet me zinxhirë në:

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,
Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,

Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve ?

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔ dhe udhëzimet e Policisë Rrugore