E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Lifestyle

Debati për pasaportat e vaksinave, ç’pritet të ndodhë sot

25/02/2021
in Lifestyle, Të gjitha
0
Debati për pasaportat e vaksinave, ç’pritet të ndodhë sot
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të diskutojnë ditën e sotme mbi çështjen e certifikatave të vaksinimit për Covid.

Reuters raporton se me përhapjen e vaksinave, disa qeveri, si ajo e Greqisë dhe Spanjës, po bëjnë presion për një miratim të shpejtë të një certifikate në të gjithë Bashkimin Europian që vërteton se dikush ka marrë dozat e vaksinës, një përpjekje kjo që synon që njerëzit të udhëtojnë sërish.

Sidoqoftë, vende të tjera, të tilla si Franca dhe Gjermania, duket se nuk janë fort dakord me një vendim të tillë, pasi zyrtarët thonë se kjo mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin dhe do të ishte diskriminues për ata që nuk mund ose nuk do të duan të vaksinohen.

Franca, ku qasja kundër vaksinave është veçanërisht e theksuar dhe ku qeveria është zotuar të mos i bëjë ato të detyrueshme, e konsideron idenë e pasaportave të vaksinave si “të parakohshme”, tha një zyrtar francez.

Një nga pyetjet më të diskutueshme të kohëve të fundit në lidhje me pandeminë e Covid-19 është fakti nëse një kod QR mund të hapë botën, që nënkupton se mund të lirojë udhëtimet ndërkombëtare dhe lëvizjen e njerëzve. Në fillim të muajit, Agjencia ndërkombëtare e lajmeve me seli në Paris, Agence France-Presse, raportoi se përpjekjet globale për të zhvilluar pasaporta dixhitale të vaksinave po zhvillohen në Estoni.

Përpjekjet e deritanishme kanë në qendër kodin QR – një kod i lexueshëm nga makineritë, i përbërë nga një varg katrorësh bardhë e zi, që përdoret zakonisht për ruajtjen e URL-ve. Estonia po bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në një projekt pilot për të parë se si mund të funksionojnë certifikatat elektronike të vaksinave të cilat do të njihen globalisht.

OBSH, për momentin, nuk i rekomandon pasaportat e vaksinimit për udhëtime pasi nuk i sheh ato si garanci të mjaftueshme të mbrojtjes nga transmetimi i virusit. Sidoqoftë, certifikatat dixhitale të vaksinave janë një perspektivë e re, veçanërisht për bizneset e goditura nga pandemia, siç janë linjat ajrore.

Nga ana tjetër, ekspertë po ngrenë pyetje në lidhje me privatësinë dhe të drejtat e njeriut.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme
Lifestyle

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme

27/05/2022
“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Pendimi dhe keqardhja shpesh e mundojnë shpirtin, merrni masa para se të jetë vonë
Lifestyle

Pendimi dhe keqardhja shpesh e mundojnë shpirtin, merrni masa para se të jetë vonë

26/05/2022
Mbroni veten, para se dielli t’ju djegë !
Lifestyle

Mbroni veten, para se dielli t’ju djegë !

26/05/2022
U shtir si i dëmtuar, këto pamje të futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e rrjetit
Të gjitha

U shtir si i dëmtuar, këto pamje të futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e rrjetit

26/05/2022
Mos kini kaq frikë nga gjykimi i të tjerëve… horoskopi për sot
Lifestyle

Mos kini kaq frikë nga gjykimi i të tjerëve… horoskopi për sot

26/05/2022
Lajm i rradhës
Prag përplasjesh në Armeni, kryeministri paralajmëron rrezikun e një grushti shteti

Prag përplasjesh në Armeni, kryeministri paralajmëron rrezikun e një grushti shteti














Të fundit

Lifestyle

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme

27/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

27/05/2022
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Aktualitet

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

26/05/2022
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

26/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Një shtëpi përfshihet nga flakët në Tiranë, rrezikohet i gjithë pallati

26/05/2022
Bota

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

26/05/2022
Aktualitet

Vrasja para shkollës së djalit, dalin pamjet kur 28-vjeçari ther me thikë shqiptaren

26/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In