zoom

Sport

De Rossi, ndihmës i Mourinho te Roma?

Daniele De Rossi mund të jetë ndihmës i Jose Mourinho te Roma.

Ish-kapiteni italian i Romës ka punuar këto kohë me trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, duke fituar përvojë si menaxher.

Ai u emërua trajneri i ri teknik i Italisë në mars dhe punoi së bashku me Mancinin te skuadra kombëtare në tre ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.

Gazeta italiane Il Messaggero shkruan se taniDe Rossi është gati të rikthehet te skuadra që e rriti për të ndihmuar portugezin.

‘Special One’ dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha te kryeqytetasit dhe mediat shkruajnë se ai ka hartuar një listë të lojëtarëve që kërkon të transferojë. /Zoom.al