zoom

Të gjitha

Dasmë përrallore! Martohet motra e Almeda Abazit (FOTO)

Ilda Abazi, motra e aktores së njohur shqiptare, Almeda Abazi, ka kurorëzuar në martesë dashurinë disavjeçare me basketbollistin e njohur me origjinë nga Kosova, Kenan Sipahi.

Dasma e të rinjve ishte planifikuar të realizohej vitin e kaluar në Kosovë, por për shkak të pandemisë, u shty për një vit më vonë. Almeda dhe Tolga kanë ndarë nga profilet e tyre disa pamje nga ceremonia madhështore, organizuar në “Ciragan Palace Kempinski”, në Stamboll. Tolga ishte edhe një prej dëshmitarëve të çiftit.

Ilda dhe Kenan kanë zgjedhur të kenë një ceremoni të mbyllur, me miq të ngushtë e të afërm të dy familjeve. Nusja kishte zgjedhur një fustan elegant, me dekolte të theksuar dhe një vello të gjatë, e cila ia shtonte edhe më shumë hijeshinë.