Aplikacion
Me dy bidona me qumësht në duar, ai ka shkuar në Kuvend, ndërsa ka bërë me dije se këtë produkt do ta derdhë në shkallët e këtij institucioni.
Ky veprim vjen si shenjë proteste në mbështetje të fermerëve, të cilët nuk gjejnë dot treg në vendin tonë, ndërsa çmimi i produktit të qumështit vijon të jetë më i larti në Europë.
Me bidonë me qumësht në duar, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka sulmuar ashpër qeverinë Rama. Kështu ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shprehur protestën në lidhje me mungesën e mbështetjes për fermerët, duke derdhur qumësht para derës së Kuvendit.
Në fjalën e tij për mediat, deputeti tha se miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera. “Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.
Në mënyrë simbolike qumështin do ta derdh në dyert e Kuvendit për të kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga fermerët”, tha ai për gazetarët. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram