zoom

Aktualitet

Dalin pamjet e reja të arrestimit të 28-vjeçarit turk, bosi i kriptomonedhave i rrethuar nga FAST

Mediat turke kanë publikuar pamje të reja të arrestimit të mashtruesit të tregut të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer, i cili u arrestua paraditen e sotme në Jug të Shqipërisë.

28-vjeçarit i janë vënë prangat nga dy oficerë të maskuar, ndërsa vihet re qartë shtimi i tij në peshë, detaj që shtyu policinë shqiptare t’i dërgonte autoriteteve turke një foto nga momenti i ndalimit për të konfirmuar nëse ishte personazhi që po kërkonin.

Ozer sipas burimeve zyrtare jetonte së fundmi në lagjen “5 maji” në Elbasan, ndërsa kishte lëvizur edhe në disa qytete të tjera, që nga prilli 2021 kur u arratis nga Turqia, duke fluturuar nga një aeroport në Stamboll.