zoom

Aktualitet

Dalin pamjet/ Atentati në Vlorë, momenti kur dy vrasësit dalin me armë në duar, shoqëruesi i 40-vjeçarit ikën i qetë

VLORË– Dalin pamjet e para nga atentati i ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme në emisionin “Opinion”, makina ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga. Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.

Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin ka dalë qetësisht nga mjeti. Për vetëm një moment ka kthyer kokën pas, e më tej ka vijuar rrugën.