zoom

Aktualitet

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e Calorinë, kush janë 3 shqiptarët që po kërkohen nga policia greke

Mediat greke shkruajnë se të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi, në sy të foshnjës dhe pranë burrit të lidhur, janë 3 shqiptarë.

Megjithëse autoritetet greke ende nuk kanë asnjë të arrestuar për krimin në Athinë, raportohet se nga lista me 100 të dyshuar rrethi është ngushtuar në 3 persona, të cilët sipas gazetës greke “Ta Nea” janë shqiptarë.

Drejtuesit e grupit hetimor kanë qenë në kontakt me të paktën 100 persona, ka rreth 25 dëshmi nga oficerë policie, fqinjët, të afërmit dhe miqtë e çiftit si dhe njerëz të tjerë që mund të dinë saktësisht se çfarë ndodhi atë mëngjes të 11 majit, shkruhet në artikull.

“Të dhëna krahasuese janë kërkuar nga 10-15 grabitje të ngjashme në Atikë, si dhe për lëvizjet e të paktën 20-30 kriminelëve grekë, shqiptarë, gjeorgjianë, disa prej të cilëve janë liruar kohët e fundit, duke synuar individë të veçantë, me interes për tre të huaj me origjinë shqiptare që mund të përfshihen në grabitje, të cilët janë zhdukur” vijon më tej artikulli.

Hetuesit grekë pak ditë më parë ndërtuan edhe një identikit të shqiptarit të dyshuar se mund të kishte qenë organizator i grabitjes, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar si autor i krimit.