zoom

Aktualitet

Dalin emrat/ Kush janë 12 trafikantët e drogës të arrestuar në Tiranë

Pas një hetimi 1-vjeçar, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona dhe ka shpallur në kërkim 6 të tjerë si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” si dhe “Moskallëzim krimi”.

Po kush janë të arrestuarit

në pranga kanë rënë shtetasit Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S (i mitur), L. D (i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe R. D.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.