zoom

Slider

Cungohet lista e kuqezinjve/ Kumbulla 3 muaj jashtë, mungon Gjasula, Roshi dhe Kamberi

Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022.

Përpara nisjes për atje kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore kryesisht me lojtarët e pa aktvizuar në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë dhe seancën e dytë stërvitore të parashikuar për të zhvilluar në San Marino trajneri ka vendosur ta anulojë për të qëndruar ekipi pushim.

Megjithatë sërish skuadra vazhdon të mos jetë e plotë në ndeshjen me skuadrën më të dobët të grupit, të paktën në letër, San Marinon. Veç mungesës së Kumbullës , i cili në ekzaminimet e fundit është vendosur që do të qëndrojë 3 muaj larg fushave duke humbur sezonin me klubin e tij Romën, do të mungojë Gjasula për shkak të kartonave.

Gjithashtu listës së të pamundurve i shtohet Roshi që nuk ishte i gatshëm as për ndeshjen me Anglinë dhe Florian Kamberi. Gjithsesi për tepër këtë ndeshje do të flasë vetë trajneri i kombëtares Edi Reja ditën e martë në orën 17:30 nga stadiumi i San Marinos.