zoom

Stil

Çudit Dea Mishel: Jam në një marrëdhënie me Kristin!

Dea Mishel i ka bërë të gjithë konfuzë me postimin e saj të fundit në “Instagram”.

Finalistja e “Big Brother VIP” ka postuar një foto me Krist Aliajn dhe mbi të shkruan “Na zbuluat… E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin!”

A është kjo një shaka e Deas apo është një mesazh me nënkuptim që tregon se diçka tjetër fshihet?

Edhe më shumë i ka shtuar aludimet një fotomontazh postuar nga Ronaldo Sharka, ku Dea dhe Kristi janë të veshur si nusja dhe dhëndri.

Ajo që dimë me siguri është se si Dea, ashtu edhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë në një program të ri televiziv dhe se ajo foto është shkrepur fiks gjatë prapaskenave.