zoom

Politikë

Çudira zgjedhore! Damian Gjiknuri, pjesë e giveaway-t të Eliona Pitarkës

Giveaway-t janë bërë modë tashmë në Instagram, ku VIP-at reklamojnë bizneset dhe u shtojnë atyre followers-at, në këmbim të parave që iu marrin. Derimë tani kishim parë se faqet që promovoheshin nga ana e personazheve të njohura të ishin ato të biznesit, ndërsa së fundi ka rezultuar dhe një emër surprizë.

Politikani Damian Gjiknuri kërkon që të shtojë ndjekësit në Instagram duke marrë pjesë në Giveaway-n që po zhvillon Eliona Pitarka. Deri më sot në Shqipëri është hera e parë që një gjë e tillë bëhet nga një politikan. Mania për të pasur sa më shumë ndjekës në rrjetet sociale ka përfshirë edhe Gjiknurin, raporton “Kryefjala.com”, veçanërisht në këtë prag zgjedhjesh ku ai renditet në listën e Vlorës.

Si funksionon Giveaway?!

Një personazh publik zhvillon një Giveaway, ku bizneset marrin pjesë për një shumë të caktuar parash. Personi që zhvillon Giveaway gjatë kohës që zgjat Giveaway bën follow vetëm klientët e saj dhe personat që duhet të marrin pjesë për të fituar dhurata është kusht që të bëjnë follow të gjitha faqet që ajo ndjek.

Në 55 faqet që Elona Pitarka ndjek, bën pjesë edhe ajo e Damian Gjiknurit, pra kandidati për deputet në radhët e PS-së, po blen ndjekës që mund të mos e pëlqejnë farë atë, por janë të detyruar që ta bëjnë follow pasi në të kundërt nuk do të mund të merrnin dot pjesë në lojë.