zoom

Aktualitet

Çudira shqiptare! Qytetari shfaqet në mes të sheshit “Skënderbej” me derrin e varur në biçikletë

Kjo ditë nuk duket aspak e zakonshme, të paktën në sheshin “Skënderbej”.

Pas incidentit të frikshëm, ku një makinë rrezikoi seriozisht jetën e qytetarëve duke ecur me shpejtësi në drejtim të tyre, një tjetër situatë e çuditshme ka ndodhur.

Një qytetar, i cili ecte me biçikletë kishte varur në të një derr.

Ai kërkonte që ta shiste derrin për 50 euro. Qytetari është vënë re nga policia bashkiake, ku kjo e fundit i ka kërkuar që të largohet.