zoom

Politikë

Çudira nga Nard Ndoka! Ngushëllon Angela Merkel-in për mamanë, e ndjera ka ndërruar jetë 2 vite më parë

Nard Ndoka ka habitur mëngjesin e sotëm, pasi ka ngushëlluar kancelaren Angela Merkel për humbjen e nënës së saj, edhe pse ajo ka 2 vite në fakt që ka ndërruar jetë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruar:

“Në moshën 90-vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë. Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011”.

Kujtojmë se mamaja e Merkel u nda nga jeta në prillin e vitit 2019, në moshën 90-vjeçare. Kasner punoi si mësuese e gjuhës latine dhe më pas asaj angleze, ndërsa vdekja e saj padyshim që ishte kryefjalë e mediave botërore në prillin e dy viteve më parë.