Aplikacion
Një objektiv që zvogëlon shumë rrethin e klubeve të pranueshme, por gjithashtu lë të hapur një opsion shumë magjepsës.
Sipas gazetës spnajolle AS, përveç Atletico Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich për ish-sulmuesin e Realit, ditët e fundit po del në pah edhe hipoteza e Napolit.
Një kthesë e bujshme, por që mund të realizohet. Mbi të gjitha për marrëdhëniet e shkëlqyera mes presidentit De Laurentiis dhe Jorge Mendes, agjentit të sulmuesit portugez, si dhe për premtimin për ta bërë CR7 Maradonën e ri.
Një ide që ngacmon trajnerin Spalletti dhe i bën tifozët e të kaltërve të ëndërrojnë, por që ende i duhet të përballet me një operacion aktualisht jashtë parametrave të klubit.
Në disa shifra, në fakt, është e pakonceptueshme të imagjinohet Ronaldo në Napoli. Sigurisht, nëse nuk ka një ulje të madhe në pagën e portugezit.
De Laurentiis, sipas asaj që raportojnë në Spanja, do të përpiqej të përdorte për të bindur portugezin të pranonte sfidën. /zoom.al/