zoom

Aktualitet

Ç’po ndodh te kulla e Kastratit? Vërshon uji, banorët të shqetësuar

Në katet e sipërme të godinës që njihet si kulla e Kastratit ka vërshuar uji.

Siç mund ta shihni nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Zoom.al, uji është shpërndarë kudo, duke mbërritur deri në rrugën e Elbasanit.

Banorët shprehen të shqetësuar, teksa ende askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur.

Uji ka bërë të paaksesueshëm lulishten publike në krah të kullës shumëkatëshe të njohur si “Downtown One”, ndërsa ka shqetësuar edhe drejtuesit e makinave që kalojnë në rrugën e Elbasanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)