zoom

Aktualitet

Covid nuk po njeh moshë, ndërron jetë një tjetër 32-vjeçar pa sëmundje shoqëruese

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë duke shënuar shifra rekord, të infektuarish dhe viktimash. Gjatë ditëve të fundit është vënë re dhe një rritje e madhe e numrit të të rinjve që infektohen me Covid, dhe në disa raste ky infektim përfundon në fatalitete.

Së fundmi virusi i ka marrë jetën një 32-vjeçari nga Kukësi. Burime për JOQ bëjnë me dije se është ndarë nga jeta Xhafer Gjana 32-vjeç i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. Gjana ishte zhvendosur për të jetuar në Tiranë dhe këtu ka humbur edhe jetën.

Miqtë dhe të afërmit e tij shprehin ngushëllimet për familjarët e tij.