zoom

Bota

Covid-19/ Vaksinimi në Europë, Italia në vend të parë

Italia është e para në Bashkimin Evropian për vaksinat ndaj COVID-19, me mbi 320,000 të bëra deri më tani.

Kështu, sipas ANSA, me këto të dhëna, Italia bëhet vendi i tetë në botë, sipas një tabele të hartuar nga faqja e internetit “Our Ëorld”.

Siç bëhet e ditur më tej, Izraeli ishte në krye të tabelës, i përpiluar në bazë të të dhënave nga ministritë e shëndetësisë të vendeve të ndryshme.

Ajo u pasua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Shtetet e Bashkuara, Britania, Danimarka, Rusia, Italia, Gjermania dhe Kanada.

Ndryshe, që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, Koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 87.541.743 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.888.413 të vdekur.

Ndërkohë që numri i të shëruarve nga Koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 63 milionë./TCH/