zoom

Sport

Covid-19, UEFA anulon Kampionatin Evropian 2021

UEFA ka vendosur të anulojë Kampionatin Evropian 2021 të moshave U-19 për femrat dhe për meshkuj për arsye të pandemisë globale Covid-19.

Këtë lajm e bëri publik vetë UEFA me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj, ku ky vendim u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, teksa vendosën në dukje se kufizimet aktuale të qeverive të ndryshme dhe organizimi i këtij kompeticioni do të ishte shumë i vështirë.

Të gjitha federatat anëtare të qeverisë më të madhe evropiane të futbollit e miratuan këtë vendim.