zoom

Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, 3 humbje jete dhe 89 raste të reja. Harta e shpërndarjes

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 89 raste të reja nga 4516 testime. Ndërkohë që janë shëruar 873 pacientë, kanë humbur jetën 3 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arrituir në 116,126 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore 89

Të shëruar në 24 orë 873

Të shtruar në spitale 99

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4,516

 

Testime totale 656,876

Raste pozitive 131,666

Raste të shëruara 116,126

Raste Aktive 13,129

Humbje jete 2,411

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11038

Shkodër 341

Fier 327

Korçë 250

Gjirokastër 246

Durrës 231

Vlorë 215

Elbasan 134

Lezhë 101

Berat 90

Dibër 88

Kukës 68