Aplikacion
“Megjithatë tani është një situatë më mirë, por ende nuk është akoma e kënaqshme. Mendoj se deri në vjeshtë do t’i rikthehemi një lloj normaliteti”, ka shtuar Gates në intervistën e dhënë me rastin e publikimit të librit “Si të shmanget katastrofa klimatike”, që ka arritur të jetë libri më i shitur.
“Mund të më akuzoni që në përgjithësi jam person optimist”, tha Gates duke kujtuar të kaluarën e tij specifike si person që braktisi shkollën, themeloi kompaninë nga fusha e teknologjisë informative, fondacionin e tij që edhe sot funksionon në mënyrë të përkryer.
Ai ka theksuar se lufta kundër ndryshimeve klimatike në vete është një sfidë shumë e rëndë. E lidhur me këtë, më së shumti Gatesin e brengos mungesa e vullnetit politik për zgjidhjen e këtij problemi, e në veçanti mendon se të rinjtë nuk e dinë rëndësinë e këtij problemi global.
Përveç kësaj, Gates beson se duhet marrë vendime afatgjate politike që do të shtynin industritë e mëdha, që në mënyrë radikale të investojnë në infrastrukturë për një të ardhme më të mirë.
Vetëm në dy faqet e fundit të librit, Gates ka folur për problemin e anashkalimit të ndryshimeve klimatike.
“Në njëfarë mënyrë kam pasur për qëllim që njerëzit t’i bindi se lehtë është të zgjidhet problemi, e jo të mendojnë që nuk ekziston kurrfarë problemi”, ka shtuar ai.
“Keni katër kampe: Në të parin thonë se nuk ka ndonjë problem. Në të dytin, thonë se ekziston problemi, por është lehtë të zgjidhet. Në taborin e tretë problemi është i pamundur të zgjidhet dhe se akoma duhet vazhduar me tempon e njëjtë. Në të katërtin keni prej atyre që thonë: a) është e rëndësishme, b) shumë e rëndësishme, por një problem i rëndë dhe c) nuk është e vështirë por nuk kemi mundësi ta zgjidhim”, thotë Gates.
Sa i përket veturave elektrike, Gates beson se në 15 vitet e ardhshme në segmentin e automjeteve do të avancohet dukshëm, ku mbushës për këto vetura do të ketë në çdo kënd dhe se për vetëm 15 minuta do të mbushet plotësisht bateria.
Kreu i Microsoftit ka folur edhe për kriptovalutet dhe problemin e shpenzimeve enorme të energjisë elektrike, të nxitur nga “mining” i kriptovalutave – ku ky faktor ndikon dukshëm në ndryshimet klimatike duke rikthyer botën pas sa i përket emetimit të gazrave.
“Kritikat e mia në llogari të Bitcoinit nuk janë të theksuara dukshëm në shpenzimin enorm të energjisë elektrike. Besoj në valutat digjitale për transaksione të shpenzimeve të vogla, por Bitcoini nuk e ka bërë këtë sepse nuk e konvertoni në kartëmonedhë. Këta djemtë me Bitcoin nuk kanë bërë asgjë”, ka shtuar ai.
Në librin e tij më të fundit ka folur edhe për gjeo-inxhinierinë si zgjidhje për ndryshimet klimatike. Aktualisht debati më i madh është nëse edhe eksperimenti më i vogël sa i përket kësaj çështje do të duhej të lejohej. Është një çështje shumë kontroverse.