zoom

Bota

Covid-19, Estonia në prag të një bllokimi të mundshëm

Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas i paralajmëroi bashkëqytetarët e saj për vendosjen e mundshme të një bllokimi antiCovid-19.

“Kam marrë informacion në lidhje me të ashtuquajturin variant britanik të Covid-19, që po përhapet më shumë nga sa mendohej në Estoni. Shumë më fuqishëm”, shkroi Kallas në Facebook.

“Nëse është kështu, Estonia do të duhet të bllokohet në të ardhmen e afërt”, shtoi ajo.

“Ne ende duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus në mënyrë që të mund të vazhdojmë jetën tonë të përditshme sa më të sigurt të jetë e mundur. Prandaj, bllokime të gjera janë të nevojshme”, shkroi ajo.

 

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Estonia ka një nga nivelet më të larta të infektimeve me Covid-19 në Evropë.