zoom

Sport

Conte kërkon një tjetër yll nga Anglia

Trajneri i Interit, Antonio Conte, po mendon për ekipin e së ardhmes. Numri një i stolit ka dhënë që tani direktivat për drejtuesit e tij. Ai dëshiron të rrëmbejë mesfushorin N’Golo Kante.

Chelsea nuk e lëshoi në këtë merkato, por Interi është i bindur për ta rrëmbyer në fundin e sezonit. 29-vjeçari tjetër nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Lampard dhe mund të largohet. Real Madridi nga krahu tjetër po monitoron situatën. 29-vjeçari mund të joshet nga madrilenët, pasi trajneri Zinedine Zidane ka nevojë për përforcime në skuadër.