zoom

Sport

Çmenduri në Laçi-Teuta, shënohen 7 gola. Mezani: Mund të shkonte më keq, Martini: E pafalshme!

Laçi mundi me përmbysje 4-3 Teutën në një ndeshje për zemra të forta. Loja nisi mirë për durrsakët që shënuan dy herë me sulmuesin Lorenco Vila dhe mesfushorin Kallaku me 11-m.

Gjtihsesi festa e Teutës nuk zgjati shumë. Adeleke dhe Babatunde rikthyen ekuilibrin brenda tre minutash.

Laci e rriti marshin dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera me Ujkën dhe Adeleken.

Gruda shkurtoi diferencat në 4-3 në minutat e fundit, duke i dhënë kështu fund këtij spektakli golash.

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani analizoi paraqitjen e kurbinasve, ndërsa tha se e nisën shumë keq lojën.

E kemi nisur keq ndeshjen, mund të shkonte akoma më keq. Skuadra reagoi dhe arriti të shënonte dy gola në pjesën e parë, aty filloi ndryshimi. Duhet të përmirësohemi akoma. Por duhet t’i gëzohemi fitores sot. Nuk po e kuptonim edhe ne se çfarë na ndodhi në fillim, e kishim organizuar ndryshe. Nuk donim t’i linim mundësinë e qarkullimit të topit Teutës, por ekipi bëri të kundërtën. Teuta shënoi shpejt dhe aty jemi prishur nga ekuilibri. Ne duhet të përmirësohemi nga java në javë. Objektivi i Laçit është Europa League, nga Kupa mund të arrihet më lehtë. Shpresoj të mos na hanë në sy për këto golat e shënuar, ti kemi ruajtur disa edhe për më vonë”, tha Mezani.

Ndërkohë trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh: “Është e pafalshme për ne, kemi bërë gabime foshnjarake në pësimin e dy golave të parë. Po fitonim 2-0 dhe nuk mund të kapeshim në kundërsulm. Lodhja bën të vetën dhe ne duhet të ecim përpara. Ngarkesa e gjithë këtyre ditëve dhe dëmtimet kanë ndikuar. Ne do të fokusohemi edhe te Kupa. Nuk jemi mësuar për të luftojmë për të rënë nga kategoria”. /zoom.al/