zoom

Aktualitet

Çmenduri në Fier, 30-vjeçari masakron me thikë nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Patos (Fier), ku një i ri ka sulmuar me thikë nënën e tij.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 09:00, në Dukas.

“Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka qenë në banesën e tij kur nisi të qëllonte si i çmendur me thikë mbi nënën, D. Ç., 50 vjeçe”, sqaroi një burim i policisë.

Gruaja ka plagë të shumta në të gjithë trupin dhe u dërgua në spital pasi policia u njoftua nga fqinjët.

30 -vjeçari u largua dhe është shpallur në kërkim.

Policia po heton edhe për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje tronditëse. /Zoom.al